Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është takuar sot me Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të BE-së, David McAllister që vjen nga CDU e Gjermanisë dhe Partitë Popullore Evropiane (EPP), që është organizata politike më e madhe në Evropë, anëtare e të cilës është edhe LDK.
Gjatë takimit u diskutua për situatën politike në vend.
Kryetari Mustafa e falënderoi McAllister për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë BE-ja Kosovës dhe veçanërisht për mbështetjen e EPP-së për LDK-në.
Ndërsa, David McAllister e falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen dhe vlerësoi lartë rolin e LDK-së në të gjitha proceset e shtetformimit të Kosovës.
McAllister ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të EPP-së për t’i qëndruar krah Kosovës dhe LDK-së, si parti anëtare e EPP-së.
Në takim, kryetari Mustafa u shoqërua nga kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, anëtarja e kryesisë Vlora Dumoshi, deputetja Vjosa Osmani dhe zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa./arbresh.info
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës