Google ADS

Mustafa shpreh ngushëllime për familjet e viktimave të aksidentin Shkup – Tetovë

22:11 | 13 Shkurt 2019
Arbresh.info

Me rastin e aksidentit tragjik që ndodhi në rrugën Shkup-Tetovë, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgon këtë telegram ngushëllimi:

I tronditur, me dhimbje të thellë mora lajmin për aksidentin tragjik që ka ndodhur në rrugën Shkup-Tetovë, në të cilën humbën jetën dhe u lënduan shumë persona.

Të gjithë qytetarëve dhe familjarëve ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta dhe të LDK-së për humbjen e më të dashurve të tyre, ndërsa të lënduarve ju uroj shërim të shpejt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme