Google ADS

Mustafa përkujton vëllezërit Gërvalla e Kadri Zekën

12:09 | 17 Janar 2019
Arbresh.info

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa  ka përkujtuar vëllezërit Gërvalla e Kadri Zekën, sot në37 vjetorin e vrasjes.

Mustafa ka thënë se Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, u vranë mizorisht në vitin 1982 nga

regjimi ish-jugosllav.

Njoftimi i plotë:

Vrasja e tyre ishte një goditje e rëndë për lëvizjen e shqiptarëve të Kosovës, por gjithashtu ata u shndërruan në prijës të kauzës për lirinë e Kosovës, duke trasuar rrugën e qartë drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë në Kosovë.

Jusuf Gërvalla ishte një intelektual i jashtëzakonshëm, që me vizionin e tij politik dhe vendosmërinë atdhetare, së bashku me Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën u bënë prijës të lëvizjes kombëtare nën regjimin komunist dhe me përkushtimin e tyre të pashoq arritën të ngritin nivelin e organizimit dhe unifikimit të veprimtarëve shqiptarë në kuadër të lëvizjes kombëtare për lirinë e Kosovës”,

Aktiviteti dhe kontributi i jashtëzakonshëm i Jusuf Gërvallës dhe bashkëveprimtarëve të tij, pati ndikim vendimtar në dinamizimin e tërësishëm të lëvizjes kombëtare shqiptare kundër regjimit ish-jugosllav.

Vrasja mizore e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës u krye nga ata që nuk e deshën Kosovën e lirë e demokratike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme