Google ADS

Mustafa për Partin Socialdemokrate: Një parti që nuk i ka as 3 %, s’mund t’i shitet Brukselit si grup uniteti

13:42 | 23 Dhjetor 2018
A Z

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se arnimet që po përpiqet t’i bëjë koalicioni qeverisës me ekipe hibride dhe jolegjitime janë shprehej që Qeveria aktuale e ka pranuar pafuqinë e saj për dialogun dhe mungesën e shumicës.
Mustafa në shënimin e 29 vjetorit të themelimit të LDK-së, tha se arnimi me një parti që nuk peshon sot më shumë dhe as 3 % të besimit qytetarë nuk mund t’i shitet Brukselit si grup i unitetit me opozitën , as si përfaqësim i opozitës por vetëm si lajthitje dhe vetmashtrim edhe i këtyre këtu edhe atje.Mustafa shtoi se kjo ditë shënon aktin më të rëndësishëm në skenën politike, duke shtuar se kjo parti vazhdon të qëndrojë e para, edhe pas kaq viteve.

Ai tha se LDK po vazhdon të qëndrojë e para, qoftë në parlament, po ashtu edhe me udhëheqjen e komunave.“Ne jemi të vendosur të luftojmë dhe kundërshtojmë ata që zhvatin pasurinë e Kosovës, kemi dije që të ofrojmë zhvillim ekonomik, punësim të rinjve dhe grave. Dita e themelimit të LDK-së është kthesë e madhe në historinë tonë”, theksoi Mustafa.Mustafa ka përmendur të gjithë të ata që nuk janë më, e që ishin bashkëpunëtorë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke kërkuar kështu nga institucionet që të zbardhin vrasjen e tyre, siç është Xhemail Mustafa, Ferid Agani, e shumë të tjerë.

Nuk la pa përmendur gjendjen politike. Sipas Mustafës, kjo Qeveri la vendin pa viza, duke shtuar se kjo qeveri është e panevojshme për qytetarët e vendit.Sipas tij, tema e korrigjimit të kufijve, nuk do të përkrahet asnjëherë nga LDK-ja.

“Një parti pa lidership, nuk del parti e parë. LDK është parti e parë. Partia që është e para nuk bëhet bisht i askujt, nuk bëhemi pjesë e tyre që tua bëjmë numrat”, tha ai.Po ashtu, në shënimin e 29 vjetorit të themelimit të LDK-së, Mustafa ka folur edhe për procesin e dialogut me Serbinë.

“Dialogu duhet të zhvillohet shtet me shtet, marrëveshje përfundimtare duhet të arrihet pa e cenuar në asnjë formë sovranitetin e Kosovës, në bazë të deklaratës së pavarësisë së Kosovës. Marrëveshjet duhet t’ia mundësojnë Kosovës, anëtarësim e organizatave ndërkombëtare”, tha Mustafa.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme