Mustafa: Për LDK-në, kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm

16:15 | 14 Shkurt 2019
Arbresh.info

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa u ka thënë qytetarëve të Kosovës së për partinë e tij kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm.

Sipas tij është i ndaluar dialogu për kufijtë, për territorin dhe pavarësinë.

“Është i ndaluar dialogu për kufijtë, për territorin, për pavarësinë e shpallur më 17 shkurt 2008! Hapja e dialogut për kufijtë, është vetagresion daj shtetit dhe territorit të Kosovës”, ka shkruar Mustafa në facebook, përcjell arbresh.info.

Postimi i plotë

Qytetarë të nderur,
Për LDK-në, kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm.
Është i ndaluar dialogu për kufijtë, për territorin, për pavarësinë e shpallur më 17 shkurt 2008! Hapja e dialogut për kufijtë, është vetagresion daj shtetit dhe territorit të Kosovës.
Nëse dikuj i ka mbetur të bëjë pazare me korrigjimin e kufijve , ai mund të korrigjoj vetëm mexhat e arave të veta, jo kufijtë e Kosovës. IM

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme