Mustafa kërkon përkrahjen e të gjithëve për Ushtrinë e Kosovës

14:59 | 3 Tetor 2018
Arbresh.info

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka kërkuar mbështetjen e të gjithëve për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Kalimin e procedurave të sotme parlamentare për transformimin e FSK-së në Ushtri, Mustafa e ka quajtur fitore të rëndësishme, si për Kosovën, ashtu edhe për SHBA-në.

“Themelimi i ushtrisë, i cili filloi sot me procedurat parlamentare, do të jetë një fitore e rëndësishme e Kosovës, por edhe e SHBA-së, e cila e përkrahu këtë proces krahas mbështetjes së tyre të fuqishme në ngritjen e FSK-së si forcë moderne”, ka thënë Mustafa në një postim në Facebook.

FSK-ja si ushtri e Kosovës, thotë Mustafa, meriton të ketë përkrahjen e të gjithë qytetarëve të saj, të bëhet pjesë e merituar e NATO-s dhe faktor i rëndësishëm i ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në botë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme