Mustafa ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin britanik, Ruairí O’Connell

14:05 | 16 Gusht 2019
A. B.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa sot ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Ruairí O’Connell.

O’Connell e uroi mbylljen e procesit zgjedhor në LDK dhe uroi kryetarin Mustafa për rizgjedhjen e tij në krye të LDK-së.

Kryetari Mustafa e njoftoi Ambasadorin O’Connell për qëndrimin e LDK-së në lidhje me situatën aktuale politike në Kosovë. Poashtu falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për
mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës. Gjatë takimit u diskutua për mbështjetje dhe bashkëpunim të mëtutjeshëm në veçanti në luftën kundër korrupsionit, zhvillimin ekonomik, politik dhe arsimor.

Të pranishëm në këtë takim ishin Agim Veliu, Ismet Beqiri, Besian Mustafa dhe Bajram Gecaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme