Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se akuzat e LDK-së ndaj presidentit Hashim Thaçi më shumë kanë të bëjnë se e shohin atë të pakonkurrencë sesa me ndonjë aspekt tjetër.
“Debatet në Kuvend janë shpesh shumë të rënda që të bëjnë të ndihesh keq pse je pjesë e tij. sot e kishim një debat të thirrur nga opozita për një temë krejt tjetër, dhe mua po më vjen keq pse këta njerëz e kanë gjithë këtë frustrim ndaj Thaçit, ndoshta e shohin të pakonkurrencë”, ka thënë Musliu në Interaktiv të KTV-së.
Ajo iu referua deputetes së LDK-së, Besa Gaxherri, e cila në seancën e djeshme të Kuvendit, lëshoi akuza ndaj presidentit Thaçi për vrasjet e aktivistëve të LDK-së pas luftës.
“Çohet në Kuvend të Kosovës një deputete dhe e akuzon presidentin Thaçi, dhe thotë se ne e dimë se ju keni vrarë… Ne nuk guxojmë që me kauza dhe akuza të tilla të bëjmë fushatë elektorale. Atyre njerëzve u dhemb shpirti pse s’i kanë të afërmit e tyre afër vete. Sot kam kërkuar që zonja Gaxherri që t’i deponojë ato gjëra që i di në Prokurori ose të kërkojë falje për ato që i ka thënë”, ka shtuar Musliu.
Ajo tha se sikur të ishte familjare e atyre viktimave që, sipas saj, “po përdoren politikisht shumë ulët”, “do t’i shkoja e t’i thosha të më japë informatat që i ka për t’i deponuar në Prokurori”.
Deputetja e PDK-së tha se LDK-ja ishte në Qeveri dhe nuk i zbardhën asnjë prej këtyre rasteve.
Ajo tha se rrëzimi i Qeverisë Mustafa erdhi si pasojë e mos-punës së qeverisë së tij nga vet LDK-ja.
“Edhe 20 vjet po të ishim në koalicion me LDK-në nuk do të arrinim të bënim gjërat që kemi bërë me AAK-në e Nismën. Për shembull, Ushtria apo Demarkacioni, që edhe 20 vjet po të rrinim me ta nuk do të bëhej”, ka thënë ajo më tej./Koha.net/
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut