Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se shkarkimi i ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, është veprim i pritshëm.
Ai ka thënë se deklarata e Todosijeviq kundër NATO-së dhe shqiptarëve ka përmbajtje të gjuhës së urrejtjes.
Por sipas tij vetëm shkarkimi nga pozita e ministrit nuk është e mjaftueshme dhe se pas kësaj duhet të ndërmerren veprime të tjera.
“Në Kosovë ende ka plagë të hapura sepse ka viktima që nuk kanë përjetuar ende drejtësi. Kam pritur që përveç shkarkimit të ndërmerren veprime të kryeprokurorit të shtetit dhe Prokurorisë Speciale që ta marrin në pyetje ministrin dhe të ndërmerren masat për arrestimin e tij pasi ka bërë nxitje të urrejtjes. Ne kemi një sistem të drejtësisë që është i ndërtuar mbi baza partiake nuk pres këso veprime”, ka thënë Musliu.
“Shkarkimi është veprim i duhur i Kryeministrit por që duhet të pasohet me ndjekje penale”.
“Nëse nuk do të kishte kalkulime politike sot prokuroria speciale të vepronte. Është gjuhë e urrejtjes që nuk mund të lejohet nga një bartës si një dikasteri në qeveri. Është fatkeqësi që nuk është i pari dhe nuk do të jetë i fundit. Dëmet që po shkaktohen nuk po marrin përgjigje prandaj e kemi këtë situatë”, njofton Klan Kosova.
Musliu ka deklaruar në Info Magazine se veprimet e Haradinajt për rastin e shkarkimit të Todosijeviq nuk mund të gjykohen, pasi që janë të duhurat.
“Ajo që është në kompetenca te Kryeministrit është ndërmarrë”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...