Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, që është edhe anëtare e Komisionit hetimor parlamentar për dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova, ka thënë se Presidenti nuk ka mundur të intervistohet për shkak se nuk është krijuar një bazë ligjore.
“Edhe sot në vend që të sqarojmë pikat që na kanë interesuar, kemi filluar intervistim të përsëritshëm edhe me zotin Maxhuni që ka zgjatur më shumë se dy orë”, ka thënë ajo në RTV Dukagjini.
Deputetja e PDK-së ka thënë se nënkryetari i Komisionit, Driton Selmanaj gjatë gjithë kohës ka dhënë epilogun e fundit dhe paragjykuar edhe rrjedhën e intervistës.
“U kërkojë falje familjarëve të dëbuarve nga Kosova sepse është bërë shumë politikë dhe është hedhur shumë mjegull për procedurat e depërtimit të familjarëve të tyre”.
Musliu thotë se Selmanaj vazhdimisht ka refuzuar të ballafaqohet me të në ndonjë debat televiziv për t’i ballafaquar argumentet.
“Vlerësoj se ky komision është duke punuar jashtëligjshëm. Ne direkt jemi duke ndërhyrë në drejtësi sepse një draft raport që ka qenë i përpiluar nga një eksperti i huaj që ka përcjellë punën tonë i është dërguar prokurorit”, tha ajo, përcjell Telegrafi.
Deputetja e PDK-së ka thënë se Komisioni hetimor parlamentar për deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova ka dështuar
“Ky Komision që nga themelimi nuk ka luajtur ta luaj rolin e tij si komision hetimor parlamentar sepse anëtarët e tij kanë dashur ta përdorin për poenë politikë ditor siç kanë bërë edhe sot. Për mendimin tim komisioni ka dështuar’, tha ndër të tjera Ganimete Musliu.
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...