Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se letra e Trumpit drejtuar Thaçit ka shtyrë LDK-në të reflektojë sa i përket procesit të dialogut.
Ai në RTV Dukagjini ka thënë se LDK-ja e ka vendin e vet në bisedime pasi ka qenë në vazhdimësi pjesë e procesit. Mushkolaj ka thënë se për herë të parë po dihet se SHBA është e përfshirë direkt në dialogun Kosovë-serbi.
“Mesazhet e ardhura nga BE dhe presidenti Trump na tregojnë se situata është shumë serioze. Është shumë e rëndësishme se Shtëpia e Bardhë dhe SHBA-të janë të përfshira direkt në bisedimet Kosovë- Serbi”.
Analisti ka thënë se ka dakordim në vija të trasha mes fuqive të mëdha, dhe sipas tij edhe takimi mes Putinit dhe Thaçit nuk mund të kishte ndodhur pa këtë dakordim.
“Detajet do të duhet të zgjidhen mes presidentëve të dyja vendeve”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Mushkolaj thotë se Uashingtoni dhe Brukseli po e duan Hashim Thaçin si lojtarin kryesor në marrëveshje. Ai ka shtuar më tej se çfarëdo marrëveshje që do të arrihet ajo do të jetë shtetërore dhe çfarëdo koalicioni që do të vij më pas do të jetë i obliguar ta zbatojë atë.
“Më mirë të jenë pjesë e procesit dhe të shohin çfarë marrëveshje po arrihet, sesa më pas të obligohen të zbatojnë marrëveshjet e arritura nga të tjerët”, tha ndër të tjera analisti Imer Mushkolaj.
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...