Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se nominimi i Vjosa Osmanit nga LDK si kandidate për kryeministre është zgjedhje që respekton vullnetin e votuesve të partisë.
Mushkolaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se LDK ka marrë sot një vendim të mirë duke nominuar Vjosa Osmanin pasi sipas tij çdo emër tjetër do t’i shkaktonte probleme partisë.
“LDK respektoi vullnetin e votuesve. Nuk e di nëse ky vullnet do të respektohet edhe pas zgjedhjeve nëse LDK do të delte si subjekt i parë që do të kishte të drejtën e formimit të koalicioneve”.
Mushkolaj ka thënë se është kundër këtij entuziazmi që sipas tij “thuajse Vjosa Osmani është zgjedhur kryeministre”, tha ai, përcjell Telegrafi.
“Vjosa Osmani është një politikane mesatare në Kosovë duke pasur parasysh të kaluarën e saj dhe atë çfarë Vjosa Osmani ka bërë deri tash. Të mos harrojmë se Vjosa Osmani është ngritur në elektoratin e LDK-së duke qenë kundër Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit kur këta dy të fundit bashkëqeverisnin në Kosovë”.
Analisti ka thënë se Vjosa Osmani është një zgjedhje e mirë politike që përfaqëson LDK-në në zgjedhje, pos sipas tij në vendimmarrje mund të shfaqen probleme tjera.
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...