Analisti, Imer Mushkolaj, e ka quajtur të pasinqertë iniciativën e opozitës për ngritjen e mocionit për rrëzimin e Qeverisë.
Ai ka thënë se iniciativat e tilla mund të bëhen edhe për përfitime politike nga subjektet opozitare.
Mushkolaj në KTV-së ka thënë se opozita do të duhej të ishte e unifikuar shumë më herët sepse këtë keqqeverisje Kosova e kishte nga fillimi.
“Iniciativa nuk është e sinqertë, por nuk i përjashtoj as përfitimet politike siç është rasti i LDK-së dhe i Vetëvendosjes. Më herët nuk kemi parë ndonjë nismë serioze, tash po bëhet lajm diçka që nuk ish dashtë, sepse opozita qysh më herët është dashur të unifikohet. Këtë keqqeverisje aktuale, këtë qasje aktuale të keqpërdorimit të parasë publike e kemi parë qysh në fillim”, ka thënë ai.
Ai tha se, shpesh herë është krijuar përshtypja se Vetëvendosja nuk e ka treguar fuqinë e saj sepse sipas tij në qeverisjen e Isa Mustafës, ajo përdori edhe gazin lotsjellës për të arritur qëllimet e tyre.
“PSD-ja i ka dorëzuar 12 nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë dhe besoj që do ta përkrahin iniciativën. E dëgjuam Ahmetin kur tha se nuk do të marrin votat e Listës Serbe për të rrëzuar Qeverinë dhe kjo është një hipokrizi”, ka shtuar ai.
Mushkolaj tha se për këtë mocion duhen votat edhe të partive në pushtet, e sipas tij, votat e PDK-së varen nga presidenti Hashim Thaçi.
“Votat e pozitës apo PDK-së për rrëzimin e Qeverisë varën nga presidenti Thaçi, sepse e dimë ndikimin e tij në PDK. Se a meriton ky koalicion qeveritarë të vazhdojë me gjithë këto skandale, atëherë natyrisht që jo, por duhet të sqarojë opozita se çka nënkuptojnë me rrëzim të Qeverisë, çka do të ndodhë me dialogun, a do të udhëheqin me koalicionin. Janë disa dilema që duhet të sqarohen paraprakisht”, ka thënë ai.
Duke folur për kërkesën e të parit të PSD-së, Shpend Ahmeti, se asnjëra nga partitë nuk duhet të hyjë në koalicion me PDK-në pas zgjedhjeve të reja, Mushkolaj ka thënë se kërkesa të tilla ishin bërë edhe më parë, por nuk janë zbatuar.
“Askush nuk e garanton që cilado parti që fiton zgjedhjet nuk hyn në koalicion me PDK-në. Isa Mustafa pati bërë fushatë se nuk do të hyjë në koalicion me PDK-në, dhe në fund e bëri. Kjo kërkesë e Shpend Ahmetit nuk është e garantuar”, tha ai.
Lidhur me zgjedhjet e brendshme të LDK-së, Mushkolaj tha se është e logjikshme që Isa Mustafa të kërkojë edhe një mandat edhe pse sipas tij ai nuk ka fituar asnjëherë asnjë palë zgjedhje.
“Mustafa nuk i ka fituar asnjëherë asnjë palë zgjedhje, por në partitë tona askush nuk jep përgjegjësi. Edhe këto rrahjet që po ndodhin, e kanë zanafillën tek Mustafa. Në Mitrovicë e pamë një njeri që e përkrahë Isa Mustafa duke u përleshur me një tjetër që nuk e ka mbështetjen e tij”, ka thënë ai.
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...