Google ADS

Murtezaj thotë se Serbia s’ka interesim ta njohë Kosovën

23:59 | 5 Mars 2019
Trina Galanxhi

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Valon Murtezaj, ka thënë se Serbia nuk është e interesuar për marrëveshje ku e njeh Kosovën si shtet.

“Sipas të gjitha pikëpamjeve vështruese Serbia nuk ka interesim që ta njohë Kosovën”, është shprehur ai.

“Ajo nuk ka interes të antarësohet në NATO, e edhe BE-në e sheh me dilema”, ka thënë Murtezaj në RTK 3.

Ai është shprehur se lëvizja e kufijve në Ballkan është shumë e rrezikshme.

“Këtu do të shkaktohej një precedent, do t’i hapej rruga Dodikut, kjo do t’i shkonte përshtat edhe politikës së Rusisë”, ka thënë Murtezaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme