Senatori amerikan Chris Murphy në vizitën e tij të dytë në Kosovë kishte mesazh të qartë.
Ai tha se janë të nevojshme sakrificat si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia për të pasur normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, shkruan portali arbresh.info.
Gjithashtu senatori bëri të ditur se i njëjti mesazh do të përcillet edhe gjatë vizitës në Beograd.
“Kjo është vizita ime e dytë këtu, çdo herë që jam këtu më lë përshtypje energjia e njerëzve të këtij vendi, njëri më të rinjve në rajon dhe me plot sukses përpara. Ne jemi miq të Kosovës, ka një marrëdhënie të veçantë që ka ekzistuar dhe do të vazhdojë të ekzistojë mes SHBA-ve dhe këtij vendi. Ne shohim një të ardhme për Kosovën që ekziston me miqtë tanë në komunitetin evropian. Por janë dy gjëra që të ndodhë rilindja e ekonomisë, e para është e performanca signifikante e brendshme dhe përkushtimi ndaj sundimit të ligjit, dhe përkushtim të reformave në sistemin e arsimit, por gjithashtu edhe përkushtim ndaj dialogut me Serbinë. Kjo gjë përfshinë zgjedhje të vështira, këtu edhe në Beograd. Pas kësaj ne do të zhvillojmë takim me presidentin Aleksandar Vuçiq ku do të themi të njëjtat gjëra sikur këtu. Ky dialog duhet të jetë kuptimplotë dhe i frytshëm dhe të dyja palët duhet të kuptojnë që kërkohen sakrifica për të normalizuar marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve. Një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë do të ketë përfitime ekonomike për të dyja shtetet. E këtë mesazh do ta bëjmë të qartë për Beogradin dhe Prishtinën”, u deklarua senatori Murphy./arbresh.info/
Ministrja Gërvalla lirohet nga akuza për mosraportim të pasu...
Berisha i PDK-së uron Ditën Ndërkombëtare të Televizionit
Vendosen posterë në veri me mbishkrimin “Ja ku jemi për Kris...
Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë tri vendimet
Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva që ...
Arrestime të kundërligjshme dhe tortura fizike dhe psikologj...