Kryetari i Lëvizjes Për Bashkim (LB), Valon Murati ka theksuar se Kuvendi i Kosovës nuk guxon ta heq nga tryeza e bisedimeve Kosovën Lindore.
Murati këto komente i ka bërë në profilin e tij në Facebook.
Sipas tij, partitë politike në Kuvendin e Kosovës do të duhej të ndërtonin një platformë të bisedimeve me Serbinë.
“Nëse janë kundër presidentit dhe udhëheqjes së bisedimeve ndaj tij, nuk do të duhej që në emër të luftës kundër tij të luftohet ideja e bashkimit të Kosovës Lindore me Kosovën”, ka shtuar ai.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Muratit.
Kosova gjendet në një situatë absurde. Kuvendi i Kosovës, i cili prej vitit 2010 e deri më tani nuk arriti të ndërtojë një platformë për bisedime, ka synim që të vendos “vija të kuqe” për fazën e ardhshme të bisedimeve. Këto vija të kuqe, nënkuptojnë që presidentit t’i ndalohet të bisedojë me Serbinë për mundësinë e ndryshimit të kufijve dhe rrjedhimisht pas një marrëveshjeje eventuale, të ndryshimit të Kushtetutës së Kosovës. Duke qenë se kohëve të fundit gjërat tek ne bëhen për përfitime partiake e personale dhe aspak për interes të Kosovës edhe kjo nismë, nuk e ka hallin e Kosovës, por mos presidenti i Kosovës po merr farë merite apo poeni politik, dhe mos partitë politike duke e kundërshtuar atë, po arrijnë të përfitojnë poena politik në këtë betejë, gjithnjë duke e projektuar ardhjen në pushtet në një të ardhme të shpejtë
Partitë politike në Kuvendin e Kosovës do të duhej të ndërtonin një platformë të bisedimeve me Serbinë. Nëse janë kundër presidentit dhe udhëheqjes së bisedimeve ndaj tij, nuk do të duhej që në emër të luftës kundër tij të luftohet ideja e bashkimit të Kosovës Lindore me Kosovën. Duke qenë se ky është një proces i ndjeshëm, është në të drejtën e Kuvendit që të përcaktojë edhe ekipin që do të bisedojë me Serbinë dhe qoftë edhe ta largojë presidentin nga ky dialog dhe ky proces, nëse besueshmëria ndaj tij, është problemi i vetëm.
Ama, nuk guxojnë ta heqin Kosovën Lindore nga tryeza e bisedimeve. Me këtë veprim, partitë politike që do ta përkrahnin një nismë të tillë do të realizonin veprimin më anti-shqiptar deri më tani në Kuvendin e Kosovës. Partitë politike do t’i hapnin rrugë asociacionit të komunave serbe me elemente autonomie, jofunksionalitetit të shtetit të Kosovës dhe ndarjes së tij në të ardhmen ashtu si e duan interesat e shovinizmit serb, deri tek ura e Ibrit dhe pa Kosovën Lindore. Aktualiteti edhe mund ta përbij një veprim të tillë, por e ardhmja dhe historia do ta trajtojë me turp një akt të tillë. /Telegrafi/
Trump e zgjodhi këshilltar për sigurinë kombëtare, reagon Mi...
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...