Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, pas miratimit të Rezolutës për dialog, nga Kuvendi i Kosovës, ka vlerësuar se është “e pabesueshme, por prapë me kokëfortësi, Kuvendi i Kosovës, edhe përmes rezolutës së re për bisedimet me Serbinë injoron Kosovën Lindore”.
Postimi i plotë i Muratit në Facebook:
E pabesueshme, por prapë me kokëfortësi, Kuvendi i Kosovës, edhe përmes rezolutës së re për bisedimet me Serbinë injoron Kosovën Lindore. Pra prapë do të flitet vetëm për Kosovën dhe serbët në Kosovë, ndërsa për shqiptarët e mbetur nën Serbi vazhdohet të heshtet. Kështu i dhurohet Serbisë një pozicion i favorshëm strategjik në bisedime. Nëse asgjë tjetër, mund të futej në rezolutë si pozicion reciprociteti në marrëdhënie me Serbinë përfshirë reciprocitetin për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën me Leposaviqin, Zveçanin dhe Zubin Potokun. Nëse aq shumë u ka mbetur tek këta kufij, kanë mundur së paku të kërkojnë reciprocitet në të drejta. Kështu realisht, në bisedimet e “reja” do të ketë qasje të vjetër. Kështu, edhe rezultatet do të jenë të vjetra. E kjo do të thotë vazhdim i status-quos.
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...