Mungon gatishmëria për shpërbërjen e Kuvendit

08:59 | 30 Korrik 2019
V. S.

Gatishmërinë për të shkuar në zgjedhje të parakohshme dhe për të shpërndarë Kuvendin nuk po e shprehin as presidenti Hashim Thaçi e as vetë partitë politike.

Të paktën kështu shprehen njohësit e çështjeve kushtetuese.

Ani pse kanë deklaruar publikisht se janë të gatshëm për zgjedhje të gjitha partitë politike, kjo nuk po del te jetë shumë bindëses thotë profesori Riza Smaka.

Sipas tij presidenti Thaçi e ka obligim kushtetues që të thërras në një takim partitë dhe në raste se s’ka marrëveshje atëherë automatikisht ai nuk është dashur të pres deri tash por ta cekohej data e zgjedhjeve.

“Në vendin tonë ndodh çdo gjë. Zotëri Thaçi është i obliguar ta përfillë Kushtetutën. Ai është dashtë menjëherë në datën që Haradinaj ka dhënë dorëheqje që t’i thërras partitë nëse është apo jo dikush i gatshëm për koalicion dhe të bëhet një Kryeministër. Varësisht prej përgjigjeve menjëherë do të duhej t’i shpallte zgjedhjet  e parakohshme, e jo të vazhdoj më kalkulime e spekulime. Kjo shkon në dëm të vendit”.

Sipas profesorit Smaka,  as vetë partitë nuk qëndrojnë më mirë se Presidenti.

Në përgjigjen e dhënë për arbresh.info, Smaka, ka bërë fajtor edhe liderët e partive politike.

“Mjerisht këta liderët e partive nuk e kanë primare interesin  e përgjithshëm, por partiak. Nëse janë partitë e gatshme ky do të duhej t’i shpallte zgjedhjet dhe mos t’i pyetke pasi janë do lider të tmerrshëm. Në fillim është dashur të jap një shans nëse ka interes për koalicion, i cili do të zgjidhte Kryeministrin në të kundërtën do të duhej që t’i kishte shpallur zgjedhjet”, ka përfunduara Smaka.

Se është obligim kushtetues që Presidenti ta shpërbëj Kuvendin pas vendimit për dorëheqje të kryeministrit Ramush Haradina, e thotë edhe Mazllum Baraliu, njohës i çështjeve kushtetuese.

Sipas tij ky vakum politik po ju konvenon disa persona për qëllime të caktuara.

“Është diçka kushtetuese dhe imperativë e imponues për të shpërbë Kuvendin pas dorëheqjes së Kryeministrit, është diçka që do të duhej të ishte në funksion të zbatimit të obligimit që Presidenti ka në bazë të nenit 84 të Kushtetutës. Po e shfrytëzon vakumin kushtetues për arsye pasi që me kushtetutë nuk ka një afat që e obligon Presidentin të ndërmarr masa. Në këtë mënyrë ai po e shfrytëzon rastin dhe po i sheh rrjedhat dhe interesat e partive politike. Të gjitha ishin për zgjedhje në deklarata, por se dimë  sa janë të besueshëm”.

Duke treguar se një vendim për shpërbërjen e Kuvendit mund ta merr edhe vet Kuvendi përmes një seance në rast se s’reagon Presidenti, Baraliu e ka lidhur edhe çështjen e takimit të Brukselit që pritet të ndodh në shtatorë mes dy presidentëve Thaçi e Vuciq.

Sipas tij vendimi për dorëheqje jo vetëm që ka zënë në befasi partitë politike, por mungesa e funksionalizimit te institucioneve mund të jetë shfrytëzim për çështje të caktuara.

“Po mundohet që mos të shkohet në zgjedhje, në qoftë se  ka synime politike dikush siç është rasti i takimit në Bruksel në mes të dy presidenteve mund të ndodh që dikush ta shfrytëzoj këtë vakum institucional dhe jo mandatar vendimmarrës pasi as Parlamenti so funksional. Në qoftë se s’reagon Presidenti mundet që Kryetari i Kuvendit ta ftoj një seancë në të cilën do të shpërbente Kuvendin dhe atëherë do të ishte në dorë të Presidentit që urgjentisht të shpallte zgjedhjet. Unë mendoj se në radhë të parë partitë janë befasua nga vendimi i Kryeministrit dhe mund të jetë edhe të pa gatishmëri edhe  mbase hezitojnë të shkojnë  edhe në zgjedhje pavarësisht deklarimeve nëpër media. Mund të ketë hezitim edhe nga dikush tjetër që dëshiron ta shfrytëzoj këtë vakum institucional për të vepruar që mos të kenë pasoja nga zgjedhjet ose edhe rënie”, ka përfunduara Baraliu.

Ndryshe Kryeministri në detyrë Ramush haradinaj ka dhënë  dorëheqje nga posti më 19 korrik dhe që nga ajo ditë partitë deklarativisht janë duke pritur një ftesë nga Presidenti për të diskutuar rreth datës së zgjedhjeve të parakohshme./V.Selimi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme