Muharrem Balia nga fshati Morinë i Gjakovës ka 33 vjet që është në dializë.
Gjatë gjithë kësaj kohe, atij asnjëherë nuk i ka rastisur të përballet me mungesë të vazhdueshme të materialit shpenzues, që i duhet për hemodializë, sikurse këtë vit.
Ai tregon se ditët e fundit është dashur që me para nga xhepi i tij të blejë medikamentet e nevojshme por edhe materialin tjetër sikurse tretësirë, flasterat dhe gjilpërat, pasi të tilla po mungojnë në Spitalin e Gjakovës.
Por, këta pacientë detyrohen të blejnë medikamentet për dializë më shumë se një herë.
Këtë e bëjnë rregullisht tri herë brenda javës, aq sa kanë nevojë për pastrim të gjakut, gjë që po iu kushton shumë.
Pacientët ankohen se edhe materiali është tejet i dobët dhe shumë shpesh ka pasur efekte anësore. Ata tregojnë se iu është thënë se ai u ndërrua nga Ministria e Shëndetësisë për të kursyer buxhetin.
Në këtë qendër të hemodializës, ku marrin shërbim 78 pacientë, tash e një vit nuk ka as mirëmbajtje të aparaturës, me të cilat kryhet dializa dhe gjashtë aparate janë jashtë funksionit, raporton KTV.
Aty mungojnë edhe pjesë rezervë për këto aparate dhe në momentin kur ka defekte teknikët nuk mund të intervenojnë, duke iu pamundësuar kështu pacientëve që ta kryejnë deri në fund dializën.
Në rast mungese të barnave, spitalit me buxhet të tij i lejohet të intervenojë vetëm deri në 100 euro, thonë drejtues të tij.
Ndërsa SSHKUK-ja, përmes një përgjigjeje me shkrim, ka njoftuar se tashmë është lidhur kontrata për furnizim me materiale për dializë, pa dhënë detaje se kur do të ndodhë furnizimi.
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...