Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bënë të ditur se sasia e rënë e borës në vise të ndryshme në vend kur të shkrihet, llogaritet të ketë deri në 40 litra për metër katror në vise malore.
“Lartësia e dëborës varion nga vendi në vend. Në viset e ulëta lartësia e dëborës ishte ndërmjet 20-30 cm. Ndërsa në viset malore lartësia e dëborës është ndërmjet 50-80 cm. Kjo sasi e borës e shndërruar në ujē është 15-20 litra për metër katror në viset e ulëta, kurse 30-40 litra për metër katror në viset malore,” bënë të ditur për arbresh.info, Besim Aliu, koordinator dhe parashikues i motit në IHMK.
Ai thotë se e gjithë kjo sasi është e mirëpritur për bimët.
“Muajt e fundit regjistruan sasi të ulëta të shiut kështu që kjo borë është shumë e mirëseardhur për tokën edhe pse dihet se bimët tani janë ne fazën e qetësisë apo në fazën latente, por këto reshje krijojnë rezerva për bimët dhe do të ndikojnë pozitivisht në muajt vijues,” bënë të ditur Aliu.
Pavarësisht këtyre reshjeve, ai thotë se nuk ka elemente që të ndodhin vërshime.
“Kurse sa i përket vërshimeve, aktualisht nuk ka elemente që të ndodh një dukuri e tillë, sepse temperaturat negative që po mbretërojnë natën po edhe ditën nuk e mundësojnë që të kemi vërshime,” sqaron Aliu.
Sipas tij, do të ketë prap borë, duke përmendur si rrezik ngricat apo paraqitjen e mjegullës.
“Reshje priten prapë por me intensitet me të dobët. Rrezik do te kishe thënë se do te ketë nga ngricat dhe mjegullat te cilat do ta vështirësojnë komunikacionin,” bënë të ditur Aliu./arbresh.info/
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...