Kryetari i Suharkës, Bali Muharremaj ka njoftuar se pas kërkesës së Drejtorisë së Shëndetësisë drejtuar Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për analiza të ujit të pijes tek zonat e prekura nga vërshimet, ka dalë se rezultati se uji është i ndotur dhe me bakterie.
Muharremaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se ka autorizuar sërish institucionet që ta mbajnë nivelin e mbikëqyrjes, duke qenë përballë rrezikut për ndonjë epidemi të mundshme.
Postimi i Muharremajt në Facebook:
“Qytetarë të nderuar,
Pas kërkesës së Drejtorisë së Shëndetësisë drejtuar Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për analiza të ujit të pijes tek zonat e prekura nga vërshimet, ka dalë se rezultati i ujit për përdorim human është i ndotur dhe me bakterie.
Si kryetar komune i kam autorizuar sërish institucionet tona që ta mbajnë nivelin e mbikëqyrjes, duke qenë përballë rrezikut për ndonjë epidemi të mundshme.
Rekomandimet janë që zonat të klorizohen nga institucionet përkatëse, ndërsa një ndër preventivat momentale është që uji të vlohet para përdorimit.
Ne do të jemi në secilin hap të mbikëqyrjes për ta ruajtur shëndetin e qytetarëve”.
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr dy vendime
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...