Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës nuk ka arritur të votohet Projektligji për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në mungesë të kuorumit.
Lidhur me këtë ka reaguar deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj.
Nitaj ka shkruar në Facebook se është për keqardhje që nuk ka kaluar ky projektligj, duke i fajësuar kështu LDK’në e Vetëvendosjen, e duke i krahasuar këto dy parti me Listën Srpska.
“Është për keqardhje që as sot nuk arriti të kalojë Projektligji për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”! Mungonin deputetët e LDK-së dhe VV-së! Natyrisht votimin e Listës Serbe as që e kemi pritur”, ka shkruar Nitaj.
Olti Curri pas hyrjes së Gjestit në BBVA: Ishte një gjetje s...
Gruaja e Faruk Ajetit merr vëmendje me paraqitjen e saj në f...
Amazon do të investojë 11 miliardë dollarë në infrastrukturë...
Kalatë e Shkodrës dhe Lezhës me numër rekord vizitorësh përg...
Prishtina bëhet me thertoren e parë publike
Osmani tregon se takimet me qytetarët ishin pjesa më përmbus...