Sami Kastrati, drejtor i Komunikimit me Publikun në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ) ka konfirmuar për Kallxo.com se kanë marrë informacione në lidhje me aksidentin e autobusëve me maturantë të Gjilanit në Shqipëri përmes Ambasadës së Kosovës në Tiranë.
Kastrati ka treguar për KALLXO.com se dy nxënës kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit zinxhiror që ka ndodhur në Shqipëri.
“MPJ ka konfirmuar nëpërmjet Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shqipëri me autoritetet e shtetit pritës se tre autobus kanë qenë të përfshirë në aksidentin zinxhiror, që ka ndodhur dje, nga i cili kanë marrë lëndime të lehta dy prej udhëtarëve-nxënësve”, ka thënë Sami Kastrati.
Më tej Kastrati ka thënë se të lënduarit më pas janë dërguar për trajtim të mëtejmë në Spitalin Ushtarak në Tiranë dhe pas dhënies së ndihmës së parë dhe një kohe rehabilitimi janë liruar.
“Sipas informacioneve të MPJ-së me rastin tash janë duke u marrë autoritetet përgjegjëse për të ndriçuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit”, tha Kastrati për Kallxo.com.
Më herët gjatë ditës Kallxo.com ka shkruar për tre autobusët me maturantë nga Gjilani që janë aksidentuar afër Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza” derisa po ktheheshin nga ekskursioni 5 ditor në Shqipëri./kallxo.com/
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...