Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë kërkon nga Brukseli të bëjë presion më të madh ndaj Prishtinës.
Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë i ka bërë thirrje Brukselit të shtrojë presion më të madh në Prishtinë në mënyrë që të zgjidhet situata në Kosovë, ka deklaruar zëvendës shefi i diplomacisë ruse, Aleksandar Grushko.
“Brukseli duket të shtrojë presion më të madh ndaj Prishtinës në mënyrë që ta detyrojë t’i përmbush obligimet që i ka marrë mbi vete në lidhje me rezolutën e këshillit të Kombeve të Bashkuara”, deklaroi Grushko për mediat serbe, transmeton lajmi.net.
Sipas tij, bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës nën udhëheqjen e Brukselit duhet të shkojnë drejt fundit logjik, para të gjithash sa i përket funksionimit normal të komunave me shumicë serbe.
Grushko po ashtu ka thënë se Bashkimi Evropian duke marrë mbi vete obligimin e udhëheqësit të dialogut duhet të gjejë edhe instrumente tjera të ndikimit tek pala kosovare e cila sipas tij jo vetëm se është duke e sabotuar procesion por edhe është duke e komplikuar atë, përcjell lajmi.net.
“E shohim se situata në Kosovë në fushën e sigurisë nuk është duke u përmirësuar por vetëm duke u përkeqësuar”, theksoi ai. /Lajmi.net/
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...