Moti sot në Kosovë

07:07 | 24 Nëntor 2018
A. B.

Në fundjavë mot i butë, por me vranësira, të dielën kohëpaskohe me shi.

23.11.2018 – Gjatë fundjavës fushat anticiklonike, do të tërhiqen më në lindje, derisa nga Afrika veriore fusha të presionit të ulët me masa të ngrohta ajrore gradualisht do të shtrihen mbi rajon, duke kushtëzuar mot më të butë, por edhe me mundësi për të reshura shiu nga dita e diel dhe në fillim të javës.

Ndërkohë nga dita e martë, një vorbull ciklonike nga Atlantiku dhe masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit, pritet të depërtojnë mbi rajon ku do të vazhdojnë të sjellin sërish kushte për të reshura, së pari shiu, e nga mërkura mot të ftohtë dhe mundësi për reshje të dobëta bore.

Ditën e shtunë vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të rriten edhe në të pashëndetshme, por nga diela me kushte të një qarkullimi të mjaftueshëm ajror, do të zbresin rreth vlerave normale dhe të mira.

24.11 – Në mëngjes mjegull. Gjatë ditës vranësirat do të shtohen. Vonë në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.

25.11 – Mot kryesisht me vranësira. Pasdite dhe në mbrëmje kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.

22.11 – Mot kryesisht me vranësira dhe intervale me diell, kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.

23.11 – Në mëngjes intervale me diell. Më pas vranësirat do të shtohen, e pasdite dhe në mbrëmje kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu. Në mbrëmje më ftohët.

24.11- Mot i ftohtë, kryesisht i vranët. Në mëngjes reshje të dobëta bore.

Temperaturat ditëve të fundjavës do të shënojnë rritje mbi vlera mesatare, minimalet do të luhaten nga 2C deri në 6C, e maksimalet nga 11C deri 12C. Nga mesi i javës së ardhshme do të pësojnë rënie, minimalet deri në -1C, e maksimalet në +2C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 2m/s deri 8m/s, e nga dita e martë nga verilindja 3-10m/s.

Shtypja atmosferike, do të zbres thellë nën vlera normale.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme