Në fundjavë mot i paqëndrueshëm, priten edhe zhvillime të shtrëngatave me shi.
6.09.2019 – Në ditët e fundjavës fusha të paqëndrueshme ajrore nga Atlantiku do të depërtojnë mbi Mesdheun qëndror dhe rajonin tonë, që nëpër lokalitete do të sjellin mundësi edhe për zhvillime të shtrëngatave me shi. Në aspektin termik temperaturat do të luhaten përreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore.
Ditëve të para të javës së ardhshme pritet të mbajë mot pjesërisht i vranët, e ditën e martë temperaturat pritet të pësojnë rënie të lehtë, për të shënuar rritje në pjesën e dytë të javës.
7.09 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave me shi. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull/mjegullinë.
8.09 – Pjesërisht vranët. Pasdite me reshje lokale shiu dhe bubullima. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull/mjegullinë.
9.09-10.09 – Pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Të hënën pasdite rreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu.
11.09 – Vransira dhe intervale me diell. Gjatë ditës më ngrohtë, me mundësi për reshje lokale shiu.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 11C deri në 15C, e maksimale nga 25C deri në 28C.
Do të fryj erë e lehtë nga juglindja 1-4m/s, e ditën e hënë mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi deri në 12m/s.
Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale.
PDK’ja nesër mban konferencë për media
Alonso kërkon përqendrim maksimal për ndeshjen kundër Bochum
Arrestohet një person në Fushë-Kosovë, dyshohet për veprat ‘...
Udhëheqësit e BE-së diskutojnë për sigurinë gjatë takimit në...
Osmani takohet me Erdoganin në Budapest
E merr një mesazh nga fëmijët përmes dronit, përlotet Drenus...