Google ADS

Moti për javën në vazhdim

23:37 | 28 Tetor 2018
V. S.

Instituti Hidometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur temperaturat për 5 ditët e ardhshme Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Të hënën dhe të martën në pjesën e dytë të ditës sipas IHMK-së vranësirat do të jenë aktive dhe jostabile, si pasojë mund të sjellin reshje afatshkurta shiu, kryesisht në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit.

Sa i përket fushave termike , do të ketë ngritje të lehta, sidomos në temperaturat minimale. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga ana e juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi deri 11m/s./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme