Moti për ditët në vazhdim në vendin tonë

22:10 | 27 Korrik 2019
A. B.

Ky është moti për nesër dhe ditët në vazhdim.

28.07 – Nxehtë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.

29.07-30.07 – Në fillim të javës vranësira dhe intervale me diell. Të hënën herët në mëngjes priten reshje lokale shiu. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu. Ditën e martë, pasdite mundësi për reshje lokale shiu.

31.07 – Nxehtë, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu.

Temperaturat e ajrit do të mbeten mbi vlera mesatare, e nga dita e hënë do të pësojnë rënie të lehtë.

Minimalet do të luhaten nga 15C deri në 17C, e maksimalet nga 27C deri në 33C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 1-7m/s.

Shtypja atmosferike do të pësojë rënie të theksuar nën vlera normale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme