Në fundjavë acar me erë, të shtunën në mëngjes reshje të dobëta bore
Fronti i ftohtë i vorbullës ciklonike që po depërton nga verilindja e kontinentit, pritet të kalojë sonte edhe mbi vendin tonë, që pritet të sjellë rënie të theksuar të temperaturave gjatë fundjavës, si dhe mundësi për reshje të dobëta bore gjatë natës dhe të shtunën në mëngjes.
Menjëherë pas këtij kalimi të frontit të ftohtë, fusha të fuqishme anticiklonike do të shtrihen mbi rajon, që nga nesër mbrëma do të sjellin kthjellime. Në fillim të javës së ardhshme do të vazhdojë të mbetet ftohtë, por që temperaturat maksimale gradualisht do të shënojnë rritje.
Fronti që do të kalojë sonte mbi vend, si dhe ndryshimet e mëdha në mes të fushave të presionit të ajrit të cilat ndodhen në rajon do të sjellin qarkullim të mjaftueshëm të erërave të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe rënien e vlerave të indeksit të ajrit në të mira.
23.02 – Acar me erë. Në mëngjes vende-vende reshje të dobëta bore. Ditën vranësira dhe diell, e në mbrëmje priten kthjellime.
24.02 – Acar. Vranësira dhe diell.
25.02-26.02 – Të hënën kryesisht kthjellët dhe me diell, ftohtë. Ditën e martë, paradite kthjellët dhe me ngrica, e gjatë ditës dhe në mbrëmje pjesërisht vranët.
26.02 – Mot kryesisht me vranësira.
Temperaturat e ajrit në fundjavë do të pësojnë rënie të thellë nën vlera mesatare. Minimalet do të zbresin deri në -8C, e në fillim të javës do të rriten deri në -1C. Maksimale do të zbresin deri në -2C, e më pas do të rriten gradualisht deri në +8C.
Do të fryj erë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 7-14m/s..
Shtypja atmosferike do të shënojë rritje lartë mbi vlera normale.
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...