Google ADS

Mos u nisni për në Brezovicë, kjo është gjendja atje

13:17 | 3 Janar 2019
V. S.

Gjendja në Brezovicë, pas të reshurave të borës është e papërshtatshme për turistët që ia mësyjnë të shkojnë atje me vetura.

Shumë vetura kanë mbetur të bllokuara në hyrje të Brezovicës, për shkak të reshurave të mëdha që kanë rënë atje.

Temperaturat e ulëta, rënia e borës e era e fuqishme kanë ndryshuar që prej dje.

Një grup i njerëzve që bredhin vendeve turistike në Kosovës, i quajtur “Kosovo Outdoor GURU”, ka publikuar fotografi në Facebook nga Brezovica.

Nga fotografitë shihen disa vetura që janë të mbuluara nga bora.

Megjithatë, sipas njoftimit, janë duke u bërë përpjekje që bora të largohet dhe të nis qarkullimi normal.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme