Në Kosovë ende mbetet shqetësuese mos pagesa e kontributeve pensionale. Punëdhënësi detyrohet me Ligjin e Punës, mbikëqyrjen e zbatimit të të cilit e bën Inspektorati i Punës, që të bëjnë pagesën e këtyre kontributeve, dhe në rast se inspektori gjen që, ndonjë të punësuari nuk i paguhen kontributet, atëherë e detyron punëdhënësin që ta regjistrojë në ATK dhe të bëjë pagesën e kontributeve, shkruan arbresh.info.
Por, pavarësisht kësaj, Inspektorati i Punës nuk ka bërë të ditur statistikat se në sa raste të këtyre parregullsive kanë hasur.
“Për më tepër, gjatë inspektimeve, inspektori kërkon nga punëdhënësi që me rastin e prezantimit të kontratave të punës, të prezantojë edhe pasqyrën e pagesave të kontributeve, ngase validiteti i kontratës së punës varet edhe nga pagesa e kontributeve. Secila kontrate pune e cila prezantohet pa pasqyrën e pagesës së kontributeve, llogaritet si kontrate fiktive e punës, dhe ndaj atij punëdhënësi, ndërmerren masat përkatëse ligjore,” thuhet në përgjigjen e Inspektoratit të Punës.
Duke sqaruar të dhëna të ditura botërisht zyrtarë të Trust-it i kanë bërë të ditur arbresh.info se kontributet e deklaruara dhe të papaguara tek llogaritë individuale të kursimeve pensionale janë kur punëdhënësi ka bërë deklarimin e obligimit për pagesë të kontributeve pensionale përmes listës së të punësuarve, dhe kontributet pensionale nuk janë paguar apo nuk janë procesuar ende.
“Zakonisht ndodhë që pagesat të mos jetë bërë ende. Në pyetje të tilla nga kontribuuesit FKPK-ja i udhëzon ata që fillimisht të flasin me punëdhënësin. Në rast të mospërgjigjes nga punëdhënësi, FKPK iu sugjeron kontribuuesve ta thërrasin ATK-në në numrin e tyre pa pagesë për t’ia bërë të ditur këtë gjendje ATK-së. Kjo pasi, sipas ligjit, përgjegjësia e mbledhjes së kontributeve pensionale (pra, edhe mbledhjes së detyrueshme) është e ATK-së”, thonë në Trust.
Kurse ATK-ja në një përgjigje për arbresh.info kanë thënë se ata kanë vetëm numrin e punëtorëve që u janë paguar kontributet pensionale nga punëdhënësi, duke bërë të ditur mesataren e numrit të punëtorëve të deklaruar për vitin 2018 dhe për periudhën janar-shkurt të këtij viti.
“Bazuar në të dhënat e ATK-së për periudhën Janar-Dhjetor 2018, mesatarja e numrit të punëtoreve të deklaruar është 298,902 , ndërsa për periudhën Janar-Shkurt 2019 numri mesatar i punëtoreve të deklaruar është 298,447,” thuhet në përgjigjen e ATK-së për arbresh.info.
Sipas ekonomistit, Musa Limani, me rastin e mos pagesës së Trustit të pensionistëve, ata bëjnë abuzime dhe vepër penale, pasi që në këtë mënyrë pjesën 5,0% të të ardhurave të punëtorëve e përvetësojnë si të hyra të tyre personale.
“Ka të bëjë me neglizhencën e inspektorëve të punës dhe gjyqësorit, që nuk marrin masa adekuate ndaj personave që shkelin ligjet që janë në fuqi. Andaj, evitimi i këtyre dukurive dhe dukurive të tjera, mund të bëhet vetëm me koordinimin e punës efektive te inspektoratit të punës dhe gjyqësorit, që mendojë se asnjëri e as tjetri nuk janë sa duhet në krye të detyrës së tyre,” shprehet Limani për arbresh.info./arbresh.info/
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
Kosova dhe Serbia do të ulen sërish për dialog më 17 dhjetor...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...