Spektri politik në vend, po flet me tone më të ashpra për mos liberalizimin e vizave. Fajet po hidhen te Bashkimi Evropian, ndërsa të njëjtën adresë po e fajësojnë edhe njohësit politik në vend.
Frika se vendimi për heqjen e vizave për kosovarët, mund të mos merret as brenda këtij viti, ka bërë që zyrtarët qeveritarë të ashpërsojnë gjuhën ndaj Bashkimi Evropian sa i përket liberalizimit të vizave, raporton RTV Dukagjini.
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj kishte deklaruar ditë më parë se ne nuk mund t’i besojmë më BE-së nëse nuk jepet datë për vizat.
“Ne nuk kemi asnjë arsye t’i besojmë Bashkimit Evropian, nëse nuk e përmbyllë 2018 me një vendim se kur eventualisht në 2019 do të lëvizet pa viza”.
Ndërsa, kryeparlamentari Veseli kishte thënë se në Evropë nuk duhet të ketë racizëm.
“Liberalizimi i vizave duhet të ndodhë në fund të këtij viti. Racizmi nuk duhet të ndodhë në Evropë”.
Për njohësin e çështjeve politike, Ramush Tahiri, ashpërsimi i diskursit nuk është gjuhë diplomatike. Mirëpo ai thotë se ky fjalor po përdoret në media dhe jo nëpër takime me zyrtarë të BE-së.
Megjithatë, Tahiri i hedh fajin BE-së për mosliberalizim të vizave.
“Faji kryekëput është i Bashimit Evropian, sepse BE ka pas misione shumë të fuqishme në Kosovë, dhe këto misione është dashur të kontribuojnë sa që Kosova të merrte liberalizmin e vizave para vendeve të rajonit”, deklaroi Ramush Tahiri.
Sipas tij, mos liberalizimi i vizave për Kosovës ka të bëjë me politikat e zgjerimit të Unionit Evropian.
“Mos liberalizimi i vizave në rënd të parë ka të bëj me politikat Evropiane të zgjerimit, e dyta ka të bëj me pesë vendet e BE-së që nuk e njohin Kosovën dhe e treta që unë e vlerësoj si fakt, është hapja e negociatave me Serbinë, dhe varësisht nga rezultatet e bisedimeve Kosova të shpërblehet apo dënohet”, tha Tahiri.
Në fund Tahiri shprehet se nëse merret një vendim paraprak dhe nuk del në votim çështja, atëherë shtyhet deri në vitin 2020, dhe kjo mund të shtyhet ngase pesë shtete nuk e njohin Kosovës dhe si mund të gjendet një zgjidhje shengen për ato pesë vende./RTV Dukagjini/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...