Google ADS

Momenti kur ambasadori Kosnett largohet nga zyret e Veselit

13:58 | 22 Janar 2019
arbresh.info

(E plotësuar) Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Philip Kosnett, është larguar pa fjalë nga takimi që pati me kreun e Kuvendit, Kadri Veseli, dhe kreun e ekzekutivit, Ramush Haradinaj.

Merret vesh se palët nuk kanë lëvizur nga pozicionet e tyre sa i përket taksës së vendosur nga produkteve serbe./arbresh.info/

Përfundon takimi për taksën, Kosnett largohet i heshtur

E martë, 13:10

(E plotësuar) – Ka përfunduar takimi ndërmjet Kryeparlamentari Kadri Veseli, ambasadorit të SHBA-së, Philip Kosnett, si dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ambasadori Kosnett është larguar pa fjalë nga ky takim, raporton arbresh.info.

Në orën 14:00 Qeveria e Kosovës mbanë mbledhje, aty ku pritet të sqarohet nëse ka ndonjë vendim rreth taksës./arbresh.info/

Takimi “vendimtar” për taksën

Konjufca: Taksa nuk lëkund marrëdhëniet SHBA-Kosovë, heqja e saj shkakton dëm të madh për Kosovën

Fillon takimi i Veselit me Haradinaj dhe Kosnett

E martë, 12:15

(E plotësuar) – Ka filluar takimi ndërmjet Kryeparlamentari Kadri Veseli, ambasadorit të SHBA-së, Philip Kosnett, si dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

Aty mësohet se po diskutohet për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë për taksën 100 %.

Për Veselin, taksa nuk lëviz pa lëvizur Serbia

E martë, 11:55

Kryeparlamentari Kadri Veseli, njëherësh lider i koalicionit qeveritar, do të presë sot në takim Ambasadorin e SHBA-së, Philip Kosnett, si dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj, për të diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë për taksën 100 %.

Takimi pritet të fillojë në orën 12:00, në Kabinetin e Veselit.

Burimet brenda PDK-së, thonë se lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka një qëndrim të qartë lidhur me këtë çështje, sipas të cilit – taksa e vendosur për Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën nuk lëviz pa lëvizur Serbia.

Qeveria e Kosovës i ka vendosur taksë 100 % mallrave që hyjnë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina dhe për këtë është duke u përballur nga presioni amerikan.

SHBA ka kërkuar që kjo masë tarifore të hiqet ose të suspendohet, në mënyrë që të fillojë Dialogu dhe palët të arrijnë marrëveshjen finale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme