Përfaqësuesja e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini ka përgënjeshtruar deklaratën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili u shpreh se nuk do të vijojë dialogun me Prishtinën në Bruksel derisa Prishtina të mos shfuqizojë vendimin për të vënë 10 për qind taksa për produktet nga Serbia e Bosnja e Hercegovina.
Sipas Mogherinit, të dy presidentët janë pajtuar për vijimin e takimeve, transmeton abcnews.
Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini nuk ka akorduar deklaratat me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq pas përfundimit të raundit të radhës të dialogut të nivelit të lartë Prishtinë-Beograd që është zhvilluar në Bruksel.
Një ditë pas takimit, deklarata e Federica Mogherinit, e cila ndërmjetëson dialogun Prishtinë-Beograd është krejtësisht në kontradiktë me atë të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Ky i fundit ka bërë të qartë pas takimit të djeshëm, se nuk do marrë më pjesë më në dialog përderisa masat e marra në kuadrin e CEFTA-s nga Qeveria e Kosovës të jenë në fuqi.
Ndërkohë, sipas deklaratës së Federica Mogherinit, të përcjella nga zëdhënësja Maja Kocijançiç, të dy presidentët janë angazhuar që të vazhdojnë dialogun:
“Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini dhe dy presidentët u takuan për dialogun e nivelit të lartë për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit dhe për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme. Siç e kemi përcjellë edhe në deklaratën tonë të mbrëmshme, ne presim që Serbia dhe Kosova të arrijnë rezultate të shpejta nga angazhimet e marra në kuadrin e dialogut, veçanërisht për lidhjen direkte që ka normalizimi gjithëpërfshirës midis dy palëve me aspiratat e tyre të integrimit në BE.
Serbia dhe Kosova duhet të frenohen nga fjalë, aksione dhe masa, që janë në kundërshtim me normalizimin e marrëdhënieve dhe të krijojnë një klimë të favorshme dialogu. Dhe ju duhet të keni parë, që të dy presidentët ranë dakord që të rrinë në kontakt konstant për të siguruar vazhdimin e vlerësimit të takimit të djeshëm dhe kontaktet në fakt do vijojnë”, ka thënë Kocijançiç.
Kjo nuk është hera e parë që për të njëjtin takim, versioni europian është krejtësisht në kundërshtim me atë serb. Presidenti Aleksandër Vuçiq është shprehur se nuk do vijë në Bruksel nëse qeveria e Kosovës nuk ndryshon masat e marrë për rritje me 10% të taksave lidhur me importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina.
Sipas Komisionit Europian, masat që synohen të aplikohen nga Qeveria e Kosovës janë dhunim i marrëveshjes së tregtisë së lirë për Europën Qendrore CEFTA dhe Qeveria e Kosovës duhet të tërhiqet nga këto masa.
Letexier gjyqtari më i mirë i vitit sipas IFFHS
Si muzika e Krishtlindjeve mund të ndikojë në shëndetin tuaj
Lulja e Kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta patur ...
Lidhja ndërmjet ushqyerjes dhe shëndetit mendor
Zgjidhet telefoni më i mirë Android për vitin 2024
Ylli i Interit, Pavard uron Krishtlindjet nga Kosova