Mogherini do t’i takojë ndaras Thaçin dhe Vuçiqin në Tiranë

19:35 | 7 Maj 2019
Arbresh.info

Pas Samitit të Berlinit, udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen përsëri.

Ky takim do të jetë në kuadër të samitit Brdo-Brijunit që do të mbahet nesër dhe pasnesër në Tiranë.

Përveç përfaqësuesve të vendeve të Ballkanit, pjesëmarrës do të këtë edhe nga Bashkimi Evropian.

Bëhet fjalë për Shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, e cila do të takohet ndaras me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ky takim i tyre sërish në Tiranë po shihet si një mundësi për t’i ulur në një tryezë Thaçin dhe Vuçiqin.

Maja Koçijançiq ka thënë se BE-ja do të vazhdoj të ndërmjetësojë dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, mirëpo ka deklaruar se pezullimi i taksës është mënyra e vetme e fillimit të rifillimit të dialogut.

Samiti i Berlinit që u mbajt të hënën e kaluar kishte në fokus çështjen e raporteve dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme