Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka njoftuar se tregtarët serbë së shpejti do të marrin një vendim për tejkalimin e sipas tyre krizës humanitare në veri të Kosovës.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka thënë se Kosova flet një gjë kurse në terren vepron ndryshe pas ngjarjeve të fundit dhe mbylljes së dyqavene nga ana e pronarëve serbë në veri të Mitrovicës.
Ai për “RTS” ka thënë se Prishtina disa ditë më parë dërgoi inspektorë në veri të Kosovës të cilët kanë kontrolluar llogaritë e më pas ka dërguar kamionë me mallra në veri të Kosovës, pa dëshmi të prejardhjes së tyre, transmeton lajmi.net.
Sipas tij, serbët janë popull krenarë dhe nuk e kanë blerë atë mall, por as banorë të nacionaliteteve të tjera nuk kanë blerë mallra nga ata kamionë.
Rakiq ka thënë se tregtarë nga rajone të ndryshme janë mbledhur dhe pritet një vendim i tyre për hapat e mëtutjeshëm në interes të banorëve nga veriu i Kosovës, transmeton lajmi.net.
Ai theksoi se Prishtina tashmë një kohë të gjatë është duke shantazhuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe dërgon mesazhe tek disa liderë opozitarë në Beograd. Sipas tij, Rakiq është i bindur se populli serbë do të gjejë mënyrë për të tejkaluar krizën humanitare. /Lajmi.net/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...