MMPH ndan 1.2 milion euro për projekte ambientale në Ferizaj

14:25 | 27 Qershor 2019
Arbresh.info

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, vizitoi sot Komunën e Ferizajt, me ç’rast së bashku me kryetarin e kësaj komune Agim Aliu, u dakorduan për të nënshkruar një memorandum, përmes së cilit pritet të thellohet bashkëpunimi i tyre.

Ministri Fatmir Matoshi, duke thënë se nuk do ta lejojë askënd që ta ndot ambientin, deklaroi se shuma e ndarë për projekte të Ferizajt kalon shumën e 1.2 milion eurove.

“Nuk do të lejojmë që askush ta keqtrajtojë mjedisin që na takon të gjithëve. Ajri i ndotur, mbeturinat kanë ardhë çdo ditë me ne. Ne si ministri, komuna e Ferizajt, shoqëria civile dhe të gjithë qytetarët duhet të punojmë për një ambient të pastër. Unë jam i lumtur që në emër të Ministrisë dhe qeverisë që do të ofrojë mbështetje për projekte që disa kanë përfunduar e disa do të përfundojnë në vitin e ardhshëm dhe kapin shifrën e 1.2 milionë eurosh”, thotë Matoshi, raporton arbresh.info.

Nga ana tjetër kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu, duke prezantuar projektet që do të zhvillohen, tha se memorandumi do të nënshkruhet në javët e ardhshme.

“Është kënaqësi të kem Ministrin e Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi. Kjo vizitë tregon se jemi në një vijë me ministrinë. I falënderoj për përkrahjen për mbështetjen e projekteve ku marrëveshjen e tyre do ta nënshkruajmë në javët në vijim që pastaj tre projekte të cilët janë pjesë e kodit buxhetor të fillojnë me implementim.

  1. Kodi l8514-Rregullimi i shtratit te lumit Sazli prej hekurudhës ne Ferizaj deri te lumi Sitnicë, buxheti 500,000 euro.
  2. Kodi 18498-Ndertimi i parkut memorial te UÇK-së në Jezercë, buxheti 400,000 euro.

3.Kodi 14583-Funksionalizimi i Bifurkacionit ne lumit Nerodime, 257,000 euro.”

L8514-Rregullimi” tha Aliu.

Nga ana tjetër Kryetari Aliu theksoi se ka marrë mbështetjen nga ministri Matoshi për ndërtimin impiantit të ujërave të zeza e cila do të fillojë me nënshkrimin e marrëveshjes në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Hungarisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme