MMPH-ja investon 60 mijë euro në Rahovec për parandalimin e vërshimeve

17:00 | 12 Prill 2019
Arbresh.info

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, sot kanë nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi për bashkëfinancimin e projektit “Pastrimi i Profileve kritike-emergjente të Lumenjve për mirëmbajtje të kapacitetit bartës të ujë-rrjedhave” Komuna e Rahovecit, i cili financohet nga MMPH-ja në vlerë prej 60 mijë euro për vitin buxhetor 2019.

Me këtë rast, ministri Matoshi tha se MMPH-ja përveç këtij projekti, në Rahovec financon edhe projekte tjera në fushën e mjedisit.

“Pastrimi i Profileve kritike-emergjente të Lumenjve për mirëmbajtje të kapacitetit bartës të ujë-rrjedhave”, është një projekt i rëndësishëm për komunën e Rahovecin, qytetarët e saj dhe mjedisin në përgjithësi duke bërë kështu eliminimin e vërshimeve në dy fshatra Krushë- Celicë. Prioritet i ministrisë sonë mbetën komunat andaj mbështetja jonë nuk do të mungojë kur bëhet fjalë për mjedisin”, deklaroi Matoshi.

Matoshi, kërkoi nga kryetari Latifi që komuna t’i përmbushur obligimet e veta dhe të krijoj kushtet e nevojshme për realizimin e këtij projekti.

Ndërsa kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi falënderoi ministrin Matoshi për këtë projekt, duke vlerësuar që është shumë e rëndësishme parandalimi i vërshimeve në këtë komunë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme