Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, sot kanë nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi për bashkëfinancimin e projektit “Rehabilitimi i shtratit te lumit Klina”, i cili financohet nga MMPH-ja në vlerë prej 50 mijë euro për vitin buxhetor 2019.
Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, ministri Matoshi tha se përmirësimi i gjendjes së lumenjve në Kosovë është njëra nga detyrat dhe prioritetet e MMPH-së.
Ministri Matoshi tha po ashtu se MMPH-ja përveç këtij projekti, në Klinë financon edhe projekte tjera në fushën e mjedisit.
“Sot me kryetarin e Klinës, kemi nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për rehabilitimin e shtratit të lumit Klina . Ky projekt që do të financohet nga MMPH-ja, është mjaft i rëndësishëm për mjedisin në përgjithësi por edhe për banorët e komunës së Klinës. Ky projekt po ashtu do të ndikojë edhe në ruajtjen e biodiversitetit”, deklaroi ministri Matoshi.
Matoshi falënderoi kryetarin Elezaj për angazhim në fushën e mjedisit dhe inkurajoj që të vazhdojë edhe me tej, në menaxhimin efikas të mbeturinave dhe mbrojtjen e lumenjve.
Ndërsa kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, falënderoi ministrin Matoshi për përkrahjen që po i jep komunës së Klinës, ndërsa e vlerësoi të domosdoshëm projektin për rehabilitimin e shtratit të lumit Klina./arbresh.info
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë