Ajo thotë se në mungesë të asaj se çfarë t’i jepte për të ngrënë fëmijve të saj, ajo po gërmonte në kontenjerë, pasi ishte injoruar kur filloi t’ju kërkonte lëmoshë.
Këto përjetime të rënda kanë bërë që sot, një grup i të rinjëve të mobilizohen për t’i dërguar ushqim të mjaftueshëm për një kohë kësaj familje.
“Donacion kaë dërgu tek unë Patriot Brahimi. Donatorët kanë qenë anonim, 325 euro jan bo nga donatorët, ndërsa shifrën tjetër e mbulova disi. Me rëndësi familjes ushimi i është siguruar për një kohë të gjatë. Kam donator, edhe në ditët në vijim, që i kanë qu në emrin tim, dhe i kanë dërguar disa shokë që unë i kam adresuar, me vlera të ndryshme, me ushqim, por me rëndësi që ushqimi ju ka siguru,” shprehet inciatori Patriot Brahimi.
Brahimi kishte parë rrëfimin e Kimetes në rrjete sociale dhe kishte bërë thirrje t’ju ndihmohet, duke shkuar sot edhe personalisht për të parë dhe ndihmuar familjen Muriqi.
Ai thotë se kjo familje ka nevojë urgjente edhe për renovimin e shtëpisë ku janë duke jetuar, shkruan arbresh.info.
“Mundem me thonë se mq shumë aty telashja ish për rinovimin e shtëpisë, çka ish më e rëndësishmja dyer e dritare, edhe disa gjëra elëmentare të rinovimit të shtëpisë, por kam shpresë që së shpejti kam për ta bërë një zgjedhje edhe për rinovimin e shtëpisë me disa shokë, e të afërm inshallah,” thotë Brahimi për arbresh.info.
Ai paralajmëron se do të vazhdojnë me mbledhjen e donacioneve për të ndihmuar edhe disa familje në Drenicë, e kah rajoni i Anamoravës.
Kimete Muriqi në postimin e saj, ka lënë edhe numrin e telefonit përmes të cilit mund të kontaktohet nga donatorët./arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...