Të gjithë pacientët të cilët marrim shërbime shëndetësore për net qëndrimi në këtë institucion shëndetësor, duhet të ballafaqohen me shtretërit e vjetërsuar dhe të prishur. Këta shtretër nuk janë ndërruar qe nga viti 1983, saktësisht qe 35 vite
Për gjendjen e keqe të kërtyre shtretërve sot ka folur edhe vetë Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i cili i ka publikuar disa fotografi të cilat tregojnë gjendjen e rëndë.
Megjithatë, ai ka treguar se këtij problemi shumëvjeçar i ka ardhur fundi me këtë qeverisje.
Sipas tij, brenda pak ditësh në QKUK do të vijnë qindra shtretër të rinj të pajisur me dyshekë të denjë për qëndrim të qytetarëve.
“Disa nga këta shtretër të cilët po i shihni në këto fotografi në QKUK, janë nga viti 1983. Fatkeqësisht për vite me radhë qytetarët tanë janë ballafaquar me këso lloj kushtesh nëpër disa klinika. Por ashtu siç po u vjen fundi shumë parregullsive të tjera, edhe gjendjen me shtretër do ta rregullojmë. Shpejt do të vijë edhe kontingjenti i parë me qindra shtretër të pajisur me dyshekë të denjë, për qëndrim të qytetarëve tanë. E dimë qe kemi ende sfida, por një nga një do t’i trajtojmë për një sistem shëndetësor cilësor me qendër qytetarin”, ka shkruar ministri Ismaili./arbresh.info/
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...