Mitrovicë, banorët e ndërtesës kolektive, në shenjë proteste bllokojnë rrugën

12:12 | 19 Dhjetor 2018
V. S.

 Banorët e ndërtesës kolektive, në rrugën “Dëshmorët e Shalës” në Stantërg të Mitrovicës, kanë bllokuar rrugën për kalimtar.

Kjo shenjë revolte erdhi nga qytetarët e kësaj pjesë për shkak të mungesës së rrymës.

Këta banorë thonë se rrymë nuk kanë tash e nëntë ditë, njofton Klan Kosova.

Në këtë ndërtesë jetojnë 17 familje me kushte të rënda sociale, kjo ndërtesë u hap për banim më 16 shkurtë të vitit 2018.

Objekti është financuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe kap shumën prej 294 mijë euro, ndërkaq Komuna e Mitrovicës ka ndarë parcelën dhe ka bërë shpërndarjen e këtyre banesave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme