Sasha Mirkoviq, ish-deputet nga radhët e partisë të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, përmend emra konkretë se kush qëndron parapa protestave në Beograd.
Në një intervistë për arbresh.info ai e quan Vuçiqin të korruptuar, dhe në shërbim të interesave ruse.
“Prapa protestave qëndrojnë Sasha Mirkoviq, Dragan Gjilas, Vuk Jeremiq, Boshko Obtadoviq dhe Bashanoviq( tash këshilltar i Zoran Zaevit, dhe kumbarë i Aleksandar Vuçiqit)… Ata punojnë për rus, Vuçiqi dhe njerëzit e tij”, thotë Mirkoviq.
Ai pranon një konsensus me palën kosovare dhe duke qenë pjesë e opozitës në Serbi shton se “kemi një zgjidhje për Kosovën”.
“Por të cilën nuk do ta bëjmë publike sepse nuk do t’i ndihmojmë Vuçiqit. Nuk do të ndalemi derisa Vuçiqi të ikë nga pushteti. Aktualisht ai e ka përdorë dhunën. Por duhet të jetë i gatshëm me përballu këtë pas rënies nga pushteti.”
Duke folur për Listën Serbe, Mirkoviq akuzon për krime dhe plaçkitje zyrtarët e kësaj partie.
“Shumë nga ta duhet të përgjigjen për krimet dhe plaçkitjen e popullit serb.”
Arbresh.info: Vuçiq ka thënë se nëse KFOR-i nuk i mbron serbët, ka kush i mbron. Si e komentoni këtë, a ka fuqi Vuçiqi që të futet me ushtri dhe polici në pjesën veriore?
Mirkoviq: Vuçiqi e ka shitur besimin e qytetarëve të Serbisë, dhe nuk ka asnjë fuqi tek serbët. Ai do të jetë i kaluar(ish-president) dhe duhet të gjykohet për kriminalitet të lartë si dhe për organizim të vrasjeve të ndryshme. Sikurse ai i Oliverit. Ne me të gjithë do të bëjmë dialog normal dhe bisedime, e jo sikurse ai përmes dhunës.
Arbresh.info: A është e mundur që Vuçiqi për tu larë para popullit serbë dhe atij në Kosovë ta përdorë ushtrinë, kinse po e mbron popullin serb në Kosovë?
Mirkoviq: Gjithçka është e mundur aktualisht, sepse është futur në qoshe, dhe tani do të jetë edhe më brutale. Diktatori mbetet diktator. Ai më së shumti i ka mërzitur serbët. Disa i ka gënjyer./arbresh.info/
Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
Pyetja që i ‘djegu’ Xhenetës, si reagoi ajo në darkën e të n...
Mujka: Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e “Ibër-Lepenci...
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
Erdogan: Ne presim ndërtimin e një Sirie të çliruar nga terr...