Zëvendëskryetarja e komisionit, Safete Hadërxhonaj, ka thënë se ky komision nuk e ka përkrahur këtë sepse nuk është e paraparë në MSA.
“Ky vendim ka ta bëjë me uljen e akcizës ndaj duhanit, por ne nuk e kemi përkrahur. Edhe përfaqësuesja e BE, (Nataliya)Apostolova ka kërkuar të mos përkrahet ky vendim”, ka thënë ajo.
Zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi, ka thënë se nuk është problemi vetëm tek cigarja por tek tërë industria.
“Qëllimi i ka dy pika. Kemi kërkuar ndryshimin edhe të politikave bujqësore edhe të subvencionit edhe politikave fiskale. Direktiva evropiane është në fuqi dhe ekziston dhe aty ka pjesë që hiqen nga akciza. Kjo direktivë i lejon dy krahina të Portugalisë që ta zvogëlojnë akcizën, po ashtu edhe Franca. E ne me këtë situatë të vështirë ekonomike po tentojmë ta kthejmë kulturën e duhanit”, ka thënë ai.
Sipas tij Serbia i ka tri fabrika të duhanit dhe duhani që importohet ka akcizë tjetër.
“Aty duhani e ka akcizën e ulët dhe me këtë ka tërhequr investitor. Ne s’jemi në BE dhe për këtë deri sa të na vijë koha do të kërkojmë benifite. Nuk është qëllimi të jemi kundër MSA por ta zhvillojmë një kulturë. Buxheti do t’i fitojë mbi një milion euro, rritet numri i punëtorëve. Ky është qëllimi”, ka thënë ai.
Deputeti Naser Osmani ka thënë se nëse nuk ka prodhim të cigares në vend atëherë si të bëhet ulja.
“Ne nuk kemi prodhim tonin. Po si ta bëjmë uljen. Ligji për duhanin është bërë nën presionin e ndërkombëtarëve. Unë kam qenë kryetar dhe ne nuk kemi arritur ta procedojmë për shkak të ndërrimit të Qeverisë. Por ka ngecur kjo çështje sepse nuk është kultivuar duhani. Nuk po e kuptoj këtë përse të ndryshohet akciza për diçka që s’kemi”, ka thënë ai.
Deputeti, Enver Hoti, ka thënë se duhet të merren parasysh interesat e vendit.
“Kultivimit, t’i japim rëndësi dhe prodhimeve vendore. Besoj që duhet ta mbështesim”, ka thënë ai.
Përkundër kritikave komisioni miratoi vendimin për heqjen e akcizës për duhanin e prodhuar në Kosovë./arbresh.info/
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...