Miratohet strategjia shtetërore kundër krimit të organizuar dhe plani i veprimit 2018-2022

11:46 | 25 Janar 2019
Arbresh.info

Në mbledhjen e Qeverisë është miratuar shqyrtimi i draftit të strategjisë shtetërore kundër krimit të organizuar dhe plani i veprimit 2018-2022.

Zv.ministri i Punëve të Brendshme, Abduselam Shkodra ka thënë se kjo strategji ka për qëllim luftën kundër krimit të organizuar.

“Strategjia për periudhën 2018-2022 është vazhdimësi e strategjisë paraprake. Strategjia ka për qëllim të ngris efikasitetin dhe efikticitetin e institucioneve në këtë fushë. Plani i veprimit kundër krimit të organizuar përmban objektiva si parandalimin e krimit ta organizuar, aktivitete për këtë dukuri, lufta kundër drogave, trafikimit me qenie njerëzore, etj”, ka thënë ai./arbresh.info

Të ngjashme