Miratohet propozimi për autorizimin e komisionit qeveritar për privatizimin e Telekomit

14:55 | 22 Janar 2019
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka miratuar shqyrtimin e propozim vendimit për autorizimin e komisionit qeveritar për privatizimin e ndërmarrjes publike qendrore ‘Telekomi i Kosovës’.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka thënë se nga Banka Botërore ka kërkuar që t’i ofrojë kësaj ndërmarrje ndihmesë për ristrukturim, raporton arbresh.info.

“Përmirësimi i performancës së ndërmarrjes është prioritare. Kam marr përgjigje nga Banka Botërore për ofrimin e një kredie mbi 25 milionë euro. SHBA dhe BE kanë shprehur interesim të pjesshëm në këtë proces dhe kërkoj të miratohet ky propozim”, ka thënë ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme