Qeveria e Kosovës ka miratuar draft-kodin e Procedurës Penale.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e rregullt ka miratuar draft-kodin e Procedurës Penale.Me këtë rast, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka thënë se ky Kod është harmonizuar me 12 aktet e Bashkimit Evropian, raporton lajmi.net.
“Nga 457 nene 220 prej tyre janë shqyrtuar dhe riformuar sipas praktikave më të mira ligjore dhe gjyqësore. Ky kod është harmonizuar me 12 aktet e BE-së”, ka deklaruar Tahiri.
Ai bëri të ditur se në mesin e ndryshimeve që janë bërë në këtë kod, është paraparë edhe suspendimi i gjithë personave zyrtar për të cilët ngritët aktakuzë.
“Ndryshimet themelore në këtë kod kanë të bëjnë me suspendimin e zyrtarëve të lartë për të cilët ngritët aktakuzë, pra kjo vlen për të gjithë personat zyrtar të akuzuar për vepra të korrupsionit”, tha Tahiri.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...