Kryetari i këtij komisioni, Visar Ymeri, ka propozuar që të ftohen përfaqësuesit e kompanive, por vet kompanitë të zgjedhin kë do ta dërgojnë.
Deputeti i NISMA-së, Milaim Zeka, ka propozuar katër emra si dëshmitarë për gjendjen në Telekom.
“Para disa vitesh brenda Telekomit ka ekzistuar Departamenti Kundër Mashtrimeve në PTK, andaj unë propozoj që si dëshmitar t’i ftojmë Arsim Gjinovci, Muhamet Xhemjali, Shkelzen Blakaj dhe Shqipe Jasharin. Jam i bindur se këta tre persona mund të japin shumë informacione për Telekomin”, ka thënë Zeka.
Ndërsa përfaqësuesi i LDK-së, Armend Zemaj ka propozuar tre emra të tjerë.
“Propozoj që të ftohen Valon Zhurniqi, Mendi Latifi dhe Besnik Jani”, ka deklaruar Zemaj.
E përfaqësuesi i PDK-së, Bekim Haxhiu ka propozuar që të merret historiku i kompanive nga ARBK dhe kontratat e objekteve me qira.
Ndërsa përfaqësuesi i AAK-së, Shkumbin Demaliaj ka kërkuar rishikim të antenave.
“Është mirë që të rishikohet vendosja e antenave pasi ato janë vendos pa asnjë kriter dhe shuma që paguhet për to është 270 deri 1 mijë euro. Është mirë që këto kontrata të rishikohen, pasi mendohet se shumica prej tyre janë në prona të menagjerëve”, ka thënë ai.
Albulena Haxhiu, përfaqësuese e Vetëvendosjes, ka kërkuar që edhe ekspertët të ftohen si dëshmitarë.
“Unë po propozoj që të ftohen ekspertët Naim Maloku, Agron Dida, Ismet Hamiti”, ka thënë Haxhiu.
Bekim Haxhiu ka kërkuar që të ftohen edhe anëtarët e Bordit që kanë mbajtur këtë pozitë vitet e kaluara, përfshirë Shyqyri Haxhën.
Blera Deliu nga PDK ka kërkuar që dëshmitarët të lajmërohen më herët, para intervistimit
Pretendohet që hetimet në Telekom të fillojnë nga viti 2009, për gjashtë muaj sa do të zgjasin këto hetime nga ana e komisionit.
Hetimet fokusohen në tri shtylla kryesore të hetimit: Kontrata të dëmshme të lidhura me palët e treta, ndikimi i politikës dhe marrja e dividentës si dhe instalimi i nepotizmit në këtë ndërmarrje. /arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...