Miratohet kërkesa e komunës së Drenasit për shpronësime me interes publik

16:49 | 25 Gusht 2018
Arbresh.info

Kërkesat për shpronësime në Drenas janë miratuar.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili ka falënderuar qeverinë e cila ka miratuar kërkesat për shpronësime me interes publik për nevoja të projekteve.

Postimi i plotë:

Lajm i mirë: Miratohen kërkesat tona për shpronësime me interes publik

Falënderoj Qeverinë e cila ka miratuar kërkesën tonë për shpronësime me interes publik të pronave të paluajtshme, për nevojat e projekteve si vijon:

Zgjerimi i Zonës Ekonomike në Drenas, Koreticë e Epërme,
2. Ndërtimi i Impiantit të ujërave të zeza dhe industriale të Parkut të Biznesit dhe Kanalizimit të fshatit Koreticë e Epërme dhe Zabel i ultë.
3. Ndërtimi i lokacionit të Tregut të kafshëve, në Çikatovë të re,
4. Ndërtimi i Lokacionit në Zabel të ultë për varreza,
Në Vendimin e nënshkruar nga Kryeministri, kompensimi i pronave caktohet nga Ministria e Financave, konform ligjit për Shpronësimin e pronës së paluajtshme.

Kompensimi i pronave, shpenzimet e procedurës së shpronësimit dhe vlerësimit do të bëhen nga komuna e Drenasit në koordinim me Ministrinë e Financave, Qeverinë e Kosovës dhe Agjencinë Kosovare të Privatizimit, konform ligjit në fuqi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme