Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic, për t’u njohur nga afër me problemet e fermerëve, sot ishte për vizitë në fshatin Lepinë të komunës së Graçanicës.
Gjatë qëndrimit të saj në pronën e fermerit Nikola Zivkovic, ministrja Zivic tha se nëpërmjet këtyre vizitave në terren synojmë t’i motivojmë fermerët që të vazhdojnë edhe më tej t’i përkushtohen bujqësisë dhe t’i inkurajojmë ata që të aplikojnë në projektet që MBPZHR është duke i realizuar.
Në fjalën e saj, ministrja Zivic tha se për zhvillimin e sektorit të bujqësisë, na nevojitet një mobilizim i përgjithshëm në mënyrë që bashkërisht të japim kontributin tonë që kësaj pasurie që e kemi, t’ia kthejmë dinjitetin dhe pastaj ta vëmë në binaret e mirëfilltë të zhvillimit.
Ndërkaq, fermeri Zivkovic tha se është shumë i kënaqur me vizitën që sot ia bëri fermës së tij ministrja Zivic me bashkëpunëtorë dhe tha vizita e tillë për neve është një përkrahje dhe motiv në punën e mëtutjeshme.
Ndryshe, z. Zivkovic kultivon 10 hektarë tokë bujqësore ku përvitshëm e mbjellë me drithëra të bardha, si grurë dhe misër, prej të cilave 4 hektarë i ka në pronësi të tij, ndërsa 6 hektarë tjerë i ka të marrë me qira. Gjithashtu, fermeri në fjalë posedon edhe fermën në të cilën mbanë edhe 15 krerë gjedhe./arbresh.info
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?